Krasniqi: Spitalet shumë shpejt nuk do të mund ta përballojnë fluksin e pacientëve me Covid-19

19 mars 2021 | 16:55

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), Valbon Krasniqi ka thënë se shumë shpejtë spitalet e Kosovës nuk do të mund të përballojnë fluksin e pacientëve me Covid-19.

Ai ka thënë se numri i pacientëve të shtruar në spitale është afër 800.

“Ashtu siç jeni të informuar tash e disa javë ShSKUK-ja është duke u ngarkuar me numër të madh, numri i është afruar numrit 800 gjatë ditës në nivel vendi. Nëse bëjmë një analizë, në më pak se një javë kemi një rritje prej 66 për qind, kemi 280 pacientë më tepër se në fillim të marsit. Kjo është shqetësuese se nëse rritet mbase brenda muajit mars do të tejkalohen kapacitetet, i bëjmë thirrje edhe komitetit dhe qeverisë që të na shtojë kapacitetet”, ka thënë Krasniqi në mbledhjen e sotme të Komitetit anti-Covid.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, pasi…