Krasniqi: Spitali i Vushtrrisë së shpejti bëhet ‘Spital Covid’

14 korrik 2020 | 14:05

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), Valbon Krasniqi, ka njoftuar se janë duke u zgjeruar kapacitetet spitalore për pranimin e pacientëve me Covid-19.

Krasniqi ka thënë se nga dje është lëshuar një kat i Klinikës së Neurologjisë me kapacitet prej 60 shtretër.

“Nga dje e kemi lëshuar një kat me kapacitet prej 60 shtretër. Klinika Infektive dhe ajo e Pulmologjisë janë mbushur me pacientë”, është shprehur Krasniqi.

Ai ka theksuar se së shpejti Spitali i Vushtrrisë do të bëhet “Spital Covid”.

“Në Komitetin për menaxhimin e Covid-19, në konsultim me kryeministrin së shpejti edhe Spitali i Vushtrrisë do të bëhet komplet ‘Spital Covid’, ku do të pranohen pacientët e prekur me Covid-19. Pacientët e komunës së Mitrovicës dhe Vushtrrisë që janë të prekur, trajtimin do ta marrin në Vushtrri, dhe ata që nuk kanë koronavirus shërbimet e tjera dhe trajtimet e tjera do t’i marrin në Mitrovicë”, ka thënë Krasniqi.

(F.D/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka përtëritur se vendit i duhet një…