Krasniqi: Subvencionet e qeverisë, paaftësi e implementimit të buxhetit

25 dhjetor 2024 | 23:11

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka kritikuar Qeverinë për subvencionet ndaj pensionistëve dhe fëmijëve, duke e cilësuar si akt që shpërfaq paaftësinë për implementim të buxhetit.

Ai ka thënë se thirrja e fundit e ministrit të Financave, Hekuran Murati, për rikthim të mjeteve prej 100 eurove për këdo që s’është i kënaqur me vendimin, është tallje me qytetarët.

“Këto janë subvencione që në esencë tregojnë paaftësinë e Qeverisë të implementojë buxhetin, e që pastaj ngarendin që t’i shpenzojnë mjetet që s’dinë t’i dërgojnë në investime kapitale. Buxhetet e viteve të fundit kanë qenë jo efikase në shpenzime. Çdo ndihmë ndaj qytetarëve të varfëruar është e mirëseardhur, por s’është zgjidhje”, ka thënë Krasniqi në RTK Prime.

Krasniqi e ka quajtur të pashpjegueshme reduktimin e energjisë elektrike në kohën e rritjes së faturave tash e dy vjet.

“E para çmimet investive për kapacitete të reja gjeneruese në energji të ripërtërishme në mënyrë të veçantë, sidomos te solare dhe me erë, kanë rënë dukshëm. E dyta ka pasur aq shumë kërkesa dhe interesim nga investitorët e huaj e vendor si asnjëherë më parë, asnjë nga ta s’është lejuar të shkojnë më tutje”, tha ai

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetëm një ditë më parë, kryeministri Albin Kurti paralajmëroi se…