Krasniqi takohet me Ahmetin: Cenimi i përdorimit të gjuhës shqipe nuk i kontribuon bashkëjetesës ndëretnike
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur në takim liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmetin me të cilin ka biseduar sfidat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë.
Krasniqi ka thënë se “cenimi, në çfarëdo forme i përdorimit të gjuhës shqipe, si një e drejtë kushtetuese për shqiptarët atje, nuk i kontribuon bashkëjetesës ndëretnike”.
“Takimet me liderin e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmetin, janë gjithmonë të veçanta, kuptimplota dhe të sinqerta. Edhe sot pata kënaqësinë ta pres në selinë e PDK-së dhe të diskutojmë për bashkëpunimin tonë dhe për sfidat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë. Kosova dhe Maqedonia e Veriut duhet të thellojnë bashkëpunimin e tyre ndërfqinjësor, edhe në funksion të mbrojtjes të arriturave të deritanishme dhe avancimit të drejtave të shqiptarëve atje. Cenimi, në çfarëdo forme i përdorimit të gjuhës shqipe, si një e drejtë kushtetuese për shqiptarët atje, nuk i kontribuon bashkëjetesës ndëretnike. Së bashku me kryetarin Ahmeti, ritheksuam përkushtimin tonë të palëkundur për kultivimin e paqes dhe avancimin e integrimit evropian të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Roli i shqiptarëve në përgjithësi, dhe i Ali Ahmetit në veçanti, mbetet thelbësor në këtë rrugëtim. Faleminderit për vizitën, mik i çmuar!”, ka shkruar Ahmeti në “Facebook”.