Krasniqi takohet me ambasadoren e Kanadasë: PDK-ja do t’i ruajë raportet me shtetet mike
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur në takim ambasadoren e Kanadasë, Jessica Blitt, me të cilën ka biseduar rreth aktualitetit politik në vend dhe thellimit të partneritetit në mes të dy shteteve.
Krasniqi ka thënë se ne takim ka ritheksuar se “Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të përkushtohet në krijimin dhe ruajtjen e raporteve të mira me të gjitha shtetet mike të vendit tonë”.
“Pata kënaqësinë të pres sot në takim ambasadoren jorezidente të Kanadasë në Kosovë, Jessica Blitt, me të cilën diskutuam rreth aktualitetit politik në vend dhe thellimit të partneritetit mes dy shteteve tona. Ambasadores Blitt i shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Kanadasë, dhënë për Kosovën, sidomos në rrugëtimin e shtetit tonë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Në këtë takim, theksova se Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të përkushtohet në krijimin dhe ruajtjen e raporteve të mira me të gjitha shtetet mike të vendit tonë”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.