Krasniqi takohet me ambasadorin britanik, e njofton me programin e PDK-së dhe vizionin e Hamzës

29 janar 2025 | 15:21

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka pritur të mërkurën në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ku kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore.

Kryetari Krasniqi e ka njoftuar ambasadorin Hargreaves me vizionin dhe programin e PDK-së dhe të kandidatit tonë për kryeministër, Bedri Hamza, i cili ka në fokus zhvillimin ekonomik, përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe forcimin e marrëdhënieve me aleatët ndërkombëtarë të Kosovës.

“‘Kosova mundet ma mirë’ po mirëpritet anë e kënd Kosovës, me një mobilizim dhe përkrahje masive nga qytetarët. Partia Demokratike e Kosovës është e përkushtuar të japë kontributin e saj për një proces zgjedhor të lirë, transparent, fer dhe demokratik”, ka njoftuar PDK-ja.

May be an image of 3 people and chessMay be an image of 3 people and chessMay be an image of 3 people

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Shahin Dervishaj,…