Krasniqi takohet me ambasadorin e Shqipërisë, bisedojnë për zgjedhjet lokale

17 nëntor 2021 | 15:15

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur të mërkurën në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, i cili e ka uruar për rezultatin zgjedhor në zgjedhjet lokale.

Krasniqi ka njoftuar se me ambasadorin Minxhozi ka diskutuar lidhur me zhvillimet aktuale politike në vend, pas përmbylljes së procesit zgjedhor në të dy raundet.

“Pata kënaqësinë që sot të pres në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, i cili më uroi për rezultatin zgjedhor të PDK-së në zgjedhjet lokale. Gjatë këtij takimi diskutuam lidhur me zhvillimet aktuale politike në vend, në veçanti pas përmbylljes me sukses të procesit zgjedhor në të dy raundet.  Ambasadorin Minxhozi e falënderova për angazhimin e vazhdueshëm për thellimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës e Shqipërisë, si dhe theksova nevojën për forcimin e mëtutjeshëm të këtij bashkëpunimi në çdo fushë, për çka do të angazhohet edhe PDK-ja”, ka njoftuar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në 24 orët…