Krasniqi takohet me ambasadorin francez

20 qershor 2024 | 18:47

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka bërë të ditur se ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.
Krasniqi përmes një postimi në “Facebook”, shkroi  se bashkë diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë ato politike dhe të sigurisë.
“Në selinë e PDK-së, sot prita ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot. Bashkë diskutuam për zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë ato politike dhe të sigurisë”.

“Ambasadorin Guerot e falënderova për vizitën dhe diskutimin e frytshëm që kishim bashkë. PDK, si gjithmonë, do të vazhdojë kontributin e saj të pandalshëm në interes të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar tutje Krasniqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Danimarkës ka barazuar rezultatin në ndeshjen ndaj Anglisë.…