
Krasniqi takohet me ambasadorin turk, bisedojnë për zhvillimet politike pas zgjedhjeve
28 shkurt 2025
| 15:56
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angilin.
Krasniqi ka bërë me dije se me Angilin kanë biseduar për zhvillimet politike pas zgjedhjeve të 9 shkurti, marrëdhëniet, sipas tij, të shkëlqyera midis dy vendeve dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit.
“Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj Kosovës dhe për dialogun e hapur që kemi për të ardhmen e vendit tonë”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.