Krasniqi takohet me ambasadorin turk, ja për çfarë biseduan
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Turqisë në Prishtinë, Sabi Tunç Angili, me të cilin ka biseduar për raportet ndërshtetërore dhe gjendjen aktuale në Turqi pas tërmetit shkatërrues.
“Kisha kënaqësinë ta pres në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës dhe t’i urojë mirëseardhje ambasadorit të ri të Turqisë, Tunç Angili. Përveç vazhdimit të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm, së bashku diskutuam edhe për gjendjen aktuale në Turqi pas tërmetit shkatërrues që mori jetën e dhjetëra mijëra personave. Ambasadorit Angili i shpreha solidaritetin dhe mbështetjen e plotë të PDK-së në angazhimin e popullit turk për ringritje shoqërore dhe shtetërore. Ambasadorin Angili po ashtu e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i jep Kosovës dhe qytetarëve tonë në shumë sfera”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.