Krasniqi takohet me anëtarët e Këshillit Politik: Prioritet i PDK-së është përgatitja për zgjedhjet parlamentare

14 shkurt 2024 | 18:45

Prioriteti i Partisë Demokratike të Kosovës, sipas kryetarit të kësaj partie opozitare, Memli Krasniqi, është mobilizimi i të gjitha strukturave partiake për zgjedhjet parlamentare, të cilat, sipas tij, janë të domosdoshme të mbahen sa më parë për t’i dhënë fund keqqeverisjes.

Pas mbledhjes së zhvilluar të mërkurën me anëtarët e Këshillit Politik të PDK-së, Krasniqi përmes një postimi në platformën sociale, Facebook, ka bërë të ditur se me theks të veçantë janë diskutuar zhvillimet politike në vend.

“Prioritet i PDK-së është mobilizimi i të gjitha strukturave partiake për zgjedhjet parlamentare, të cilat është e domosdoshme të mbahen sa më parë, për t’i dhënë fund keqqeverisjes e për ta rikthyer besimin e qytetarëve dhe për t’i dhënë vendit një Qeveri të re që e rikthen Kosovën në binarët e zhvillimit, integrimit dhe perspektivës për të gjithë”, ka shkruar Krasniqi.

PDK, sipas Krasniqit, do të vazhdojë të përcjellë zhvillimet e ardhshme me vëmendje të plotë dhe se karshi tyre do të shfrytëzojë të gjitha mjetet demokratike në dispozicion, që të ruaj interesin e shtetit dhe të qytetarëve të Kosovës.

“Anëtarët e Këshillit Politik i falënderova për punën dhe angazhimin e tyre me shumë sfida gjatë gjithë procesit të shtetndërtimit, ndërsa në këtë vigjilje, ua urova edhe festën e pavarësisë së Republikës së Kosovës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, i ka filluar përgatitjet për ta…