Krasniqi takohet me diplomaten amerikane, flasin për thellim të bashkëpunimit Kosovë-ShBA

16 janar 2025 | 17:13

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur në takim diplomaten e lartë amerikane, Anu Prattipati, me të cilën ka biseduar për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Sot, në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, pata kënaqësinë të takoj znj. Anu Prattipati, të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë. Diskutuam mbi zhvillimet e fundit në vend dhe theksuam rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky partneritet strategjik ka qenë dhe mbetet shtyllë e rëndësishme për avancimin ekonomik, politik dhe demokratik të Kosovës”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

I pari i PDK-së ka theksuar se Prattipatin e ka informuar për përkushtimin e kësaj partie dhe kandidatit për kryeministër Bedri Hamzën rreth nxitjes së zhvillimit ekonomik, përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe forcimin e marrëdhënieve me aleatët ndërkombëtarë.

“E informova znj. Prattipati për përkushtimin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidatit tonë për kryeministër, Bedri Hamza, për të nxitur zhvillimin ekonomik, përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe forcimin e marrëdhënieve me aleatët tanë ndërkombëtarë. Gjithashtu, biseduam për mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore dhe domosdoshmërinë e një procesi zgjedhor të lirë, transparent, fer dhe demokratik. Partia Demokratike e Kosovës është e përkushtuar të japë kontributin e saj për një proces të rregullt dhe të drejtë përgjatë gjithë fushatës elektorale”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërmarrja “Trepça”  tre punëtorë i ka larguar përkohësisht nga puna,…