![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/04/4247ACFA-63B4-4978-843C-441B95D7ED82.jpeg)
Krasniqi takohet me Dritan Abazoviqin, përshëndet marrëveshjen Kosovë-Mal i Zi për hapësirën ajrore
14 prill 2023
| 19:52
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka pritur në takim kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Ai ka thënë se me Abazoviqin kanë folur për raportet në mes të dyja vendeve dhe mundësitë e reja për thellim të bashkëpunimit.
Krasniqi më tej e ka përshëndetur arritjen e një marrëveshjeje mes Prishtinës dhe Podgoricës.
“Marrëveshja e nënshkruar sot për shfrytëzimin e hapësirës ajrore është një lajm i mirë dhe urova që ajo të zbatohet sa më pare”.
“Si anëtare e NATO-s dhe shtet që ka bërë progres në procesin e anëtarësimit në BE, nga Kryeministri Abazoviq kërkova mbështetjen e Malit të Zi për Kosovën në rrugën e përbashkët drejt integrimit Euro-Atlantik”.