Krasniqi takohet me kryediplomatin e Luksemburgut, ja për çfarë biseduan

05 nëntor 2024 | 12:05

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka njoftuar se është ka takuar zëvendëskryeministrin dhe kryediplomatin e Luksemburgut, Xavier Better.

Krasniqi ka thënë se e ka uruar Bettelin për hapjen e ambasadës së re të Luksemburgut në Kosovë.

“Xavierin e urova për hapjen e ambasadës së re të Luksemburgut në Republikën e Kosovës – një hap i rëndësishëm drejt forcimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona dhe përkushtimit afatgjatë të Luksemburgut ndaj Kosovës”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Më tutje, Krasniqi ka treguar se Bettelin e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut ndaj Kosovës nëpër fushat kyçe, nga shëndetësia te teknologjia e inovacioni.

“Bashkë biseduam edhe për angazhimet tona të përbashkëta në kuadër të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës, ku Partia Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Luksemburgut e Zëvendëskryeministrit Bettel janë anëtare”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatët për president/e të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe…