Krasniqi takohet me zëvendësministrin e Jashtëm të Turqisë, ja për çfarë biseduan
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka njoftuar se ka pritur në takim zëvendësministrin e Jashtëm të Turqisë, Mehmet Kemal Bozay dhe delegacionin e tij.
Krasniqi ka se delegacionin turk e ka njoftuar për zhvillimet e fundit politike në vend, qëndrimet e PDK-së në raport me to dhe rrugën më të mirë përpara për vendin, drejt integrimit euroatlantik e duke ruajtur raportet me aleatët përmes veprimeve të përgjegjshme politike.
“Zëvendësministrin Bozay e falënderova për vizitën, interesimin dhe gatishmërinë e vazhdueshme të shtetit tonë mik, Turqisë, për të ndihmuar Kosovën në të gjitha etapat e shtetformimit. Thellimi i bashkëpunimit mes dy vende tona në fusha të ndryshme është në funksion të miqësisë me vendeve tona dhe fuqizimit të shtetit tone”, ka shkruar Krasniqi. në “Facebook”.