Krasniqi takon ambasadorin Hovenier, flasin për zgjedhjet e parakohshme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar të mërkurën ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier, ndërsa kanë biseduar për zhvillimet e fundit politike në vend.
Krasniqi në një postim në “Facebook” shkruan se ambasadorin Hovenier e ka njoftuar edhe rreth qëndrimeve të PDK-së për zgjedhje të parakohshme.
“Në zyrat e Grupit Parlamentar të PDK-së, sot takova ambasadorin e ShBA-së, Jeffrey Hovenier, me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend. Ambasadorin Hovenier e njoftova me qëndrimet e PDK-së rreth këtyre zhvillimeve dhe me arsyet e kërkesës tonë për zgjedhje të parakohshme. Ne besojmë se vendi është në stagnim të plotë dhe ata që po e pësojnë më së shumti janë qytetarët tanë”, ka bërë me dije Krasniqi.