Krasniqi takon diplomatët gjermanë: Kosovës i duhet perspektivë e qartë euroatlantike

09 korrik 2021 | 14:27

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sot ka takuar drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Susanne Schütz dhe Ambasadorin gjerman në Kosovë, Jörg Rohde.

Në një postim në Facebook, Krasniqi ka bërë të ditur se në këtë takim u diskutua për nevojën e një perspektive të qartë euroatlantike për Kosovën.

“Gjermania është mbështetëse për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe ne i jemi mirënjohës”, shkruan ai. Lideri i opozitës Memli Krasniqi kërkon që BE sa më parë ta përmbushë premtimin karshi qytetarëve të Kosovës.

“Kosova beson në vlerat evropiane dhe integrimi në BE është alternativa jonë e vetme. Ne jemi të lumtur dhe krenarë që në rrugën tonë të shtetformimit, zhvillimit dhe integrimit kemi një aleat të rëndësishëm si Gjermania”, tha Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga momenti i uljes…