Krasniqi takon Gjukanoviqin, falënderon për mbështetjen e dhënë për Kosovën

19 maj 2022 | 16:34

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka takuar sot presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, gjatë vizitës së tij zyrtare në Kosovë.

“Gjatë këtij takimi folëm për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, Mal të Zi dhe rajon, duke shprehur nevojën për forcimin e bashkëpunimit bilateral mes dy shteteve, pavarësisht pozicionit tonë politik”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka theksuar se presidentit Gjukanoviq i ka shprehur mirënjohje për angazhimin e tij në mbështetje të shtetësisë së Kosovës, që nga njohja e pavarësisë së vendit tonë, atëherë si kryeministër i Malit të Zi, e deri sot.

“Partia Demokratike e Kosovës është përherë falënderuese për kontributin e mikut tonë nga shteti fqinj mik”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mijëra qytetarë nga të gjitha komunat e Kosovës po vazhdojnë…