Krasniqi takon Kamberin, e quan patriot të pandalshëm të Luginës

20 korrik 2022 | 15:06

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim deputetin e vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Përmes një postimi në “Facebook”, Krasniqi duke e falënderuar Kamberin për vizitën, u shpreh se ai është patriot i pandalshëm e shembullor i Luginës.

“Përtej pengesave e shantazheve, zëri i Shaip Kamberit, patriotit të pandalshëm e shembullor të Luginës, do të jehojë guximshëm edhe këtë mandat në Kuvendin e Serbisë, në mbrojtje të interesave të shqiptarëve. Faleminderit për vizitën e të priftë e mbara, mik”, ka shkruar lideri i PDK-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 17-vjeçar me origjinë shqiptare ka plagosur me thikë një…