Krasniqi takon kryetarët e komunave nga radhët e PDK-së për fundvit

18 dhjetor 2022 | 13:05

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka takuar kryetarët e komunave që udhëhiqen nga kjo parti për fundvit.

Ai në një postim në “Facebook” ka thënë se këtë vit e quan një vit sfidues dhe të vështirë për të gjithë, mirëpo edhe me punë të mira për qytetarët e këtyre komunave.

“Kryetarët e komunave që udhëhiqen nga PDK kanë pasur një vit tejet sfidues, por edhe me shumë punë të mira për qytetarët”, ka shkruar Krasniqi.

Më tutje, Krasniqi ka thënë thënë se në darkën e fundvitit i ka falënderuar ata për përkushtimin e tyre dhe performancën dhe se bashkë u dakorduan që viti 2023 të jetë vit i suksesit për ta.

“Në darkën e fundvitit, i falënderova për përkushtimin dhe performancën e jashtëzakonshme. U pajtuam që viti 2023 të jetë vit i zhvillimit dhe suksesit”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Podujevë ka…