Krasniqi takon Prattipatin: Kosova ka nevojë sa më shpejt për një qeveri të re

19 shkurt 2025 | 12:12

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar të ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati.

Nëpërmjet një postimi në platformën sociale “Facebook”, Krasniqi pas takimit ka shprehur besimin se Kosova “ka nevojë sa më shpejt për një qeveri të re, stabile dhe të përgjegjshme”.

“Në vazhdën e takimeve me misionet diplomatike në Kosovë, sot pata kënaqësinë të pres në selinë e PDK-së të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati. Një diskutim i hapur dhe pozitiv mbi zgjedhjet e 9 shkurtit, respektimin e vullnetit qytetar dhe përmbylljen e procesit në mënyrë demokratike – ashtu siç e meriton Kosova. PDK beson se vendi ka nevojë sa më shpejt për një qeveri të re, stabile dhe të përgjegjshme. Pavarësisht rrethanave politike, angazhimi ynë për të mirën e qytetarëve dhe forcimin e institucioneve të shtetit mbetet i palëkundur. ShBA-ja ka qenë dhe mbetet partneri ynë strategjik. E falënderova zonjën Prattipati për mbështetjen e jashtëzakonshme që ShBA-ja i ka dhënë Kosovës në çdo hap të rrugëtimit të saj”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Punimet për përfundimin e shëtitores së qytetit nga çerdhja në…