Krasniqi takon sekretaren e përgjithshme të RCC-së: Kosova duhet të trajtohet barabartë në çdo nismë rajonale
21 mars 2022
| 17:08
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur të hënën në takim sekretaren e përgjithshme të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Majlinda Bregu.
Përmes një postimi në “Facebook”, Krasniqi ka njoftuar se me Bregun kanë biseduar lidhur me zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe në rajon.
“Zonjën Bregu e falënderova për angazhimin dhe kontributin për thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe për avancimin e proceseve integruese për shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe i shpreha qëndrimin tim se Kosova duhet ta ketë vendin meritor në çdo nismë rajonale si shtet i barabartë”, ka shkruar lideri i PDK-së.