Krasniqi takon senatorin Murphy: Miqësia me ShBA-në është e pathyeshme

17 nëntor 2022 | 22:22

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka takuar në Washington DC, senatorin e shtetit Connecticut, Chris Murphy, njëherësh anëtar i Komitetit për Marrëdhënie të Jashtme në Senatin amerikan.

Kreu i PDK-së tha se me senatorin Murphy kanë diskutuar për zhvillimet e fundit gjeopolitike, situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë situatën e sigurisë në Kosovë.

“Duke e falënderuar për përkushtimin e tij për shtetin tonë, senatorit Murphy i kërkova që të vazhdojë të mbështesë edhe më tej Kosovën”, ka deklaruar ai.

Kreu i PDK-së është shprehur se miqësia mes Kosovës dhe ShBA-së është e pathyeshme.

“Sukseset më të mëdha Kosova i ka arritur kur koordinimi me ShBA-të ka qenë dinamik, serioz dhe i bazuar në mirëbesim të plotë, për çka jemi përjetësisht falënderues. Miqësia mes Kosovës dhe SHlhBA-së është e pathyeshme”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një intervistë për "Zërin e Amerikës" kryetari i Partisë…