Krasniqi takon Sindikatën e Shërbyesve Civilë, kërkon miratimin e Ligjit për Paga

24 nëntor 2021 | 20:49

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi bashkë me kryetarin e Grupit Parlamentar, Abelard Tahiri ka takuar kryetarin e Sindikatës së Shërbyesve Civilë të Kosovës, Mursel Zymberi me bashkëpunëtorët e tij.

Krasniqi tha se Ligji për pagat duhet të miratohet dhe zbatohet sa më parë, që të gjithë punonjësit të trajtohen dinjitetshëm në raport me punën e tyre.

“Partia Demokratike e Kosovës e mbështetë këtë ligj dhe do të avokoj në miratimin e tij, si zgjidhja e vetme për të eliminuar pabarazitë e për të vendosur meritokraci”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka theksuar se procesi i…