Krasniqi takon studentët e Fakultetit të Mjekësisë: Shqetësuese, mjekët e rinj po ndjekin rrugën e mërgimit

11 mars 2023 | 22:42

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka takuar sot disa studentë të Fakultetit të Mjekësisë, me të cilët ka diskutuar rreth planeve dhe vizionit që ata dhe kolegët e tyre kanë për të ardhmen, pas diplomimit dhe ballafaqimit me tregun e punës.

“Është shqetësuese që pjesa dërmuese e të rinjve tanë, e në veçanti studentët e programeve të mjekësisë, si dhe mjekët e rinj, po ndjekin rrugën e mërgimit, në mungesë të cilësisë në arsim, perspektivës, pagave dinjitoze, kushteve të mira dhe sigurisë në punë. Shumë prej tyre e kanë humbur besimin në institucionet e Kosovës, prandaj nuk po e shohin ndërtimin e së ardhmes së tyre në vend”, ka thënë ai.

Lideri i PDK-së ka theksuar se duke qenë të indinjuar me brishtësinë e ekonomisë, sistemit arsimor dhe atij shëndetësor, si pasojë e keqqeverisjes, vajzat dhe djemtë e Kosovës duan një garanci për një të ardhme të sigurt këtu.

“Prandaj, është e domosdoshme të bëhemi bashkë dhe të veprojmë menjëherë për të ndalur emigrimin masiv të qytetarëve. PDK është e përkushtuar në këtë mision për ta rikthyer shpresën dhe besimin në Kosovë”, është shprehur Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka uruar të gjithë të…