Krasniqi takon Yamanakan: PDK-ja do ta thellojë bashkëpunimin me Ambasadën e Japonisë

15 shkurt 2022 | 14:29

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur të martën në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka, ku kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend dhe intensifikimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Japonisë në fusha të ndryshme.

Krasniqi është shprehur se ka falënderuar përfaqësuesin japonez për investimet japoneze në Kosovë ndër vite, të cilat kanë ndihmuar zhvillimin në Kosovë.

“Partia Demokratike e Kosovës si lidere e opozitës do të vazhdojë të angazhohet në thellimin e raporteve bilaterale me ambasadat e huaja për të shtyrë përpara projekte me rëndësi për qytetarët tanë”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi Jetish…