Krasniqi: Takova LDK-në e AAK-në pas deklaratës së Kurtit se “shkojmë në zgjedhje kur të don opozita”
Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka zbuluar prapaskenat në Rubikon, pas deklaratës së Kurtit në RTK se shkojmë në zgjedhje kur të don opozita.
Krasniqi ka zbuluar se atë ditë ka qenë në Bruksel, por me të arritur në Kosovë ka thënë se ka takuar Abdixhikun e Haradinajn, për t’iu thënë se duhet të bashkohen e ta dërgojnë vendin në zgjedhje.
“Unë e kam bërë të qartë se me Kurtin flas vetëm për datën e zgjedhjeve. Kështu edhe ndodhi. Para se ta takoj Kurtin, kam takuar Abdixhikun dhe Haradinajn, disa javë para se ta takoj Kurtin.
Kur Kurti tha në intervistë, se shkojmë në zgjedhje nëse opozita don, unë i ftova Haradinajn e Abdixhikun që të bashkohemi dhe ta çojmë vendin në zgjedhje.
Dy ditë pas asaj deklarate të Kurtit unë i takova të dy liderët e partive opozitare.” – ka thënë Krasniqi