Krasniqi: Të arriturat e Driton Kukës si trajner shkojnë përtej dimensionit sportiv

22 shkurt 2023 | 15:03

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ishte i pranishëm në promovimin e librit “Kryemjeshtri” të autorit Arsim Maxherra, që i kushtohet punës dhe karrierës unike të mjeshtrit botëror të xhudos, Driton Kuka – Toni.

Krasniqi ka thënë se të arriturat e Tonit si trajner janë të jashtëzakonshme dhe shkojnë përtej dimensionit sportiv.

“Të arriturat e Tonit si trajner janë të jashtëzakonshme dhe shkojnë përtej dimensionit sportiv, duke e shndërruar atë dhe xhudistët e udhëhequr nga ai në ambasadorët më të mirë të vendit tonë, të cilët e kanë bërë të njohur Kosovën në mbarë botën”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Pata kënaqësinë të jem i pranishëm në promovimin e librit “Kryemjeshtri” të autorit Arsim Maxherra, që i kushtohet punës dhe karrierës unike të mjeshtrit botëror të xhudos, Driton Kuka – Toni.

Të arriturat e Tonit si trajner janë të jashtëzakonshme dhe shkojnë përtej dimensionit sportiv, duke e shndërruar atë dhe xhudistët e udhëhequr nga ai në ambasadorët më të mirë të vendit tonë, të cilët e kanë bërë të njohur Kosovën në mbarë botën.

Ishte nder dhe krenari për mua, që si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, të bashkëpunoja ngusht me Tonin dhe Federatën e Xhudos së Kosovës, në periudhën më sfiduese për ta, por edhe kohën e artë të sukseseve të tyre të panumërta.

Përmbledhja e këtyre sukseseve në një libër, është falënderim dhe mirënjohje meritore për vizionin, përkushtimin dhe këmbëngulësinë e Driton Kukës në lartësimin e sportit të xhudos dhe të Republikës së Kosovës!

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava,…