Krasniqi të dielën merr pjesë në Kuvendin Zgjedhor të PDK-së në Baden Wurttemberg të Gjermanisë

05 korrik 2024 | 16:05

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka njoftuar se të dielën do të mbahet Kuvendi Zgjedhor i Degës së PDK-së në Baden Wurttemberg të Gjermanisë.

Sipas njoftimit të PDK-së, punimet e këtij kuvendi do të përcillen edhe nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

“Të dashur bashkatdhetarë dhe mbështetës të PDK-së në Gjermani, ju ftojmë të merrni pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Degës së PDK-së në Baden Wurttemberg, i cili mbahet të dielën, më 7 korrik. Bashkohuni në rritjen e PDK-së në mërgatë!”, ka njoftuar PDK-ja.

May be an image of 1 person and text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Laburistët kanë triumfuar në Britaninë e Madhe, dhe Keir Starmer,…