Krasniqi: Thaçi është njeriu i duhur për të udhëhequr bisedimet
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se tema e bisedimeve për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë është një nga temat më të rëndësishme edhe për qytetarët edhe për institucionet të Kosovës.
“Çfarë do marrëveshje që do të del nga bisedimet i fundit është Kuvendi i Kosovës, ai që do të merr vendimin e fundit. Nëse ne pajtohemi që të shkojmë të liruar nga paragjykimet tona shumë më lehtë mund të arrijmë në vendin e duhur”, ka thënë Krasniqi në “RTK”.
Sipas tij, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është njeri kredibil për përfaqësimin e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi.
“Bindja jonë si PDK, është që të dërgojmë njerëz në Bruksel, njerëz më kredibil. Nëse flasim që nga Rambuje, nuk ka njerëz më të përgatitur se Hashim Thaçi”, ka deklaruar Krasniqi.