Krasniqi thërret konferencë të jashtëzakonshme për media
19 prill 2022
| 12:26
Kryetari i Partisë Demokratiket ë Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme për media, pasi në Kuvendin e Kosovës nuk është votuar Komisionit hetimor lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Kosovës.
Kjo konferencë do të mbahet në orën 15:00 në selinë qendrore të PDK-së.
“Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mban sot Konferencë të jashtëzakonshme për media, pas bllokimit nga ana e shumicës parlamentare për formimin e Komisionit hetimor parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Kosovës”, ka njoftuar PDK-ja.
PDK-ja si iniciuese e këtij Komisioni e lëshoi seancën e Kuvendit, pasi nuk ka marrë vota të mjaftueshme.