Krasniqi thotë se Kurti po bën filma në veri: Nuk po e kuptoj këtë qasje

06 prill 2024 | 15:34

Milazim Krasniqi, profesor universitar në UP, ka komentuar politikën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me veriun e vendit.

Sipas Krasniqit, “pozat e qeveritarëve në veri janë naivitet”.

Tutje, ai ka shkruar se Kurti po bën filma në veri.

“Kërkesa për Asociacionin tashmë është bërë ultimative: ose formohet Asocacioni urgjent, ose rrëzohet qeveria. Ndërsa qeveria Kurti po krekoset se si gjoja i ka disiplinuar serbët në veri. Pozat e qeveritarëve në veri vërtet janë naivitet. Ato poza vetëm sa e ushqejnë me karburant bojkotin dhe rebelimin e mundshëm të serbëve atje dhe po i krijojnë alibi Serbisë për militarizimin e kufirit me Kosovën. Nuk arrij ta kuptoj këtë qasje të qeverisë Kurti, a është pasojë e mendjelehtësisë, apo lëvizje me qëllim drejt konfliktit. Ose e treta, me gjasë ka vendosur t’i ikë përgjegjëssië, duke e çuar vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme, prandaj po bën filma në veri.” – ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se derisa PDK…