Krasniqi thotë se vendit i duhet një plan qeverisës për ngritjen e kapaciteteve shëndetësore

26 tetor 2023 | 22:19

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka theksuar se gratë në Kosovë, e posaçërisht ato në viset rurale, sot ballafaqohen me diskriminim të theksuar në qasjen e tyre në shërbime shëndetësore.

Ai ka thënë se arsyet janë të ditura, siç është evidente edhe mungesa e veprimeve konkrete të Qeverisë për të siguruar shërbime shëndetësore cilësore, të sigurta dhe të barabarta edhe për gratë.

Në tryezën e organizuar nga Grupi Parlamentar i PDK-së dhe të mbështetur nga IRI, Krasniqi ka ritheksuar rëndësinë e një plani konkret qeverisës për ngritjen e kapaciteteve shëndetësore në vend.

“Ikja e profesionistëve shëndetësorë, listat e gjata të pritjes dhe mungesa e pajisjeve dhe ilaçeve, po varfërojnë qytetarët dhe po i privojnë ata nga shërbimet shëndetësore”.

“Krahas shndërrimit të shëndetësisë në prioritet shtetëror, Qeveria duhet të angazhohet që të sigurojë qasje të barabartë në shërbime shëndetësore për të gjithë qytetarët e vendit, pavarësisht gjinisë, etnisë apo moshës, nëpër të gjitha hallkat e sistemit shëndetësor në vend!”, ka theksuar lideri i PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla përmes…