Krasniqi thumbon Kurtin dhe Haradinajn: Për demarkacion dhe asociacion e dhunuat Kuvendin

09 shkurt 2023 | 12:46

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, e ka kritikuar ish-kryeministrin Ramush Haradinaj për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi si dhe kryeministrin aktual Albin Kurtin për çështjen e Asociacionin të komunave me shumicë serbe.

Sipas Krasniqit, Haradinaj dhe Kurti e kanë dhunuar Kuvendin e Kosovës deri sa kanë ardhur në pushtet dhe pastaj i kanë ndërruar fjalët.

“Për dallim prej teje që në ‘Twitter’ bëhesh pulë e në ‘Facebook’ skifter, pyete edhe Escobarin se çfarë qëndrimi ia kam thënë atij për dialogun me Serbinë”.

“E rëndësishme është ju të shtrëngoheni e jo të dridheni këtu që po duheni t’i ndërroni fjalët”.

“Ku po ju dhemb dhëmbi po ju shkon gjuha. Për Asociacionin dhe Demarkacionin e keni dhunuar këtë kuvend këtu”, është shprehur Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha mund të largohet…