Krasniqi: Tragjik lajmi për vrasjen e arsimtares në Prishtinë

25 nëntor 2022 | 13:28

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar lidhur me vrasjen që ndodhi sot në Prishtinë. Krasniqi ka thënë se arsimtarja Sadije Godeni që edukoi shumë breza sot ishte viktimë e dhunës në familje.

“Tragjik lajmi për vrasjen e arsimtares Sadije Godeni në Prishtinë. Një punonjëse e përkushtuar e arsimit, e cila tërë jetën ia kishte deduar edukimit të shumë brezave. Fatkeqësisht, pak para pensionimit të saj, ajo sot ishte viktimë e dhunës në familje, fenomen që po përsëritet pa pushim në vendin tonë”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Kreu i PDK-së ka bërë thirrje që të këtë veprime konkrete institucionale për parandalimin e dhunës në familje.

“Koha është jo vetëm për strategji të mirëfillta, por edhe për veprime konkrete institucionale për parandalimin e dhunës në familje. Ky duhet të jetë prioritet i shoqërisë dhe shtetit tonë – për të cilin duhet të reagohet urgjentisht. Familjes së arsimtares Sadije, kolegëve e miqve të saj, u shpreh ngushëllimet më të thella!”, ka shtuar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka shprehur shqetësimin e…