Krasniqi transferohet te Cluji, vjen reagimi nga Ballkani
Futbollisti Ermal Krasniqi ka bërë një hap të madh duke u transferuar në skuadrën e CFR Cluj.
Pas realizimit të këtij transferimi, Ballkani ka reaguar duke vlerësuar lartë kontributin e Krasniqit në klub dhe rrugëtimit drejtë sukseseve historike. Klubi nga Suhareka konsideron se futbollisti në fjalë do të mbetet gjithmonë i skalitur në klubin kampion.
“Faleminderit për kontributin kampioni ynë, Ermal Krasniqi. Sot u kompletua transferimi i tashmë ish-lojtarit tonë, Krasniqit në klubin rumun CFR Cluj. Krasniqi ishte pjesë e jona që nga viti 2019 duke mbajtur barrën e ekipit së bashku me shumë lojtar të ekipit dhe në sezonin 2021/2022 ishte poashtu njëri prej shumë lojtarëve të klubit që e arritëm suksesin e titullit kampion i Superligës së Kosovës, ai vazhdoi duke shkruar histori në futbollin Kosovar me pjesëmarrjen në garat evropiane dhe së fundmi e veshi edhe fanellën e Përfaqësues së Kosovës. Emri i tij do të mbetet gjithmonë i skalitur në klubin tonë. FC Ballkani të dëshiron shumë shëndet dhe suksese në karrierë!”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.
/Epoka e re/