Krasniqi tregon emrat e katër gjeneralëve që vulosen kufijtë e Kosovës dhe Shqipërisë
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka treguar emrat e katër gjeneralëve që kanë vulosur kufijtë e Shqipërisë dhe Kosovës.
Ai ka treguar se bëhet fjalë për dy gjeneralë amerikanë, një gjeneral osman dhe një italian.
Sipas tij, shqiptarët duhet të u jenë mirënjohës atyre.
“Dy gjeneralë të huaj i kanë vulosur kufijtë e Shqipërisë: gjenerali osman, Hasan Riza Pasha në Shkodër dhe gjenerali italian, Enriko Telini në jug. Të dy u vranë në krye të detyrës. Ndërsa këta kufi që ka Kosova, i siguruan dy gjeneralë tjerë, amerikani Ueslli Klarku dhe gjenerali britanik, Majkll Xhekson. Në fakt, kufijtë e Kosovës edhe më tutje mbrohen nga gjeneralë e ushtarë të huaj. Nëse do ta mbanim në kujtesë këtë fakt, do të ishim më modest, më mirënjohës, më të përgjegjshëm”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.