Krasniqi tregon nëse LDK-ja duhet ta votojë për presidente Vjosa Osmanin
11 mars 2021
| 16:51
Milazim Krasniqi, një nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka bërë me dije se kjo parti duhet të qëndrojë në sall të Kuvendit dhe ta votojë për presidente Vjosa Osmanin.
Në një intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, ai ka thënë se veprim të njëjtë duhet të bëjë edhe PDK-ja.
“Jam i bindur që edhe LDK-ja dhe PDK-ja bëjnë veprim korrekt nëse rrinë në sallë dhe japin mundësinë që Vjosa Osmani të zgjedhjet presidente. Pastaj ata mund të bëjnë një opozitarizëm konstruktiv brenda institucioneve dhe jo të jenë bllokuese”, ka thënë Krasniqi.