Krasniqi tregon pse policia po i ofron mbrojtje: S’ndihem i kërcënuar
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka konfirmuar se Policia e Kosovës i ka ofruar mbrojtje.
Sipas tij, mbrojtja i është ofruar pas një vlerësimi të organeve të sigurisë, kjo pas sulmit terrorist në veri të vendit.
Edhe pse ka pranuar mbrojtje nga policia, Krasniqi është shprehur se nuk ndihet i kërcënuar.
“Nuk jam ndjerë asnjëherë i kërcënuar, as më herët kur ka pasur raportime për sulme të mundshme. Ka qenë vlerësim i organeve të sigurisë që ta na ofrojnë mbrojtjen e afërt”.
“… kjo ndërlidhen me situatën pas sulmeve në veriun e vendit”, ka thënë Krasniqi.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se Njësia për mbrojtjen e afërt e Policisë së Kosovës ka marrë në mbrojtje dy liderët opozitarë, Memli Krasniqin e PDK-së dhe Lumir Abdixhikun e LDK-së.