Krasniqi: Uroj që emri i COVID të harrohet sa më shpejt

31 dhjetor 2020 | 21:04

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi ka uruar festat e fundvitit me dëshirë që në vitin 2021 t’i kthehemi zhvillimit ekonomik, prosperitetit, arsimit, kulturës e sportit.

Ai përmes një postimi në Facebook ka uruar që emri i koronavirusit të harrohet sa më shpejt.

“Bashkëqytetarë të nderuar, Tashmë u bë një vit që njerëzimi po perballet me COVID-19.Një vit që i rikujoi njerëzimit se:SHËNDETI është mbi të gjitha, SHËNDETI është vlera më e shtrenjtë në jetë, është vlerë që nuk ka çmim,

Në këtë natë festive ndaj dhëmbjen me të gjitha familjet që humbën më të dashurit e tyre nga COVID-19.Përshëndes dhe uroj të gjithë mantel bardhët dhe stafin mbështetës që sonte janë në sherbim.

Me dëshirën e madhe që në vitin 2021 t’i kthehemi zhvillimit ekonomik, prosperitetit, arsimit, kulturës dhe sportit, uroj qe emri COVID të harrohet sa më shpejt”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, përmes një postimi në…