Krasniqi uron ambasadorin e Shqipërisë për 111-vjetorin e Pavarësisë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, është takuar me ambasadorin e ri të Shqipërisë në Prishtinë, Petrit Malaj.
Krasniqi ka bërë me dije se e ka uruar Malajn për 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
“Në prag të festës sonë të madhe kombëtare – 28 Nëntorit, kisha nderin dhe kënaqësinë ta mirëpres në Partinë Demokratike të Kosovës, ambasadorin e ri të Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj”.
“Duke i uruar suksese dhe punë të mbarë në detyrën e re, ambasadorit Malaj i shpreha urimet më të përzemërta për 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Ambasadorit Malaj i ofrova bashkëpunimin e plotë të PDK-së gjatë mandatit të tij. Bashkë ritheksuam nevojën dhe rëndësinë për thellimin e mëtutjeshëm të raporteve vëllazërore mes Kosovës dhe Shqipërisë”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.