Krasniqi uron Mehmet Ballazhin dhe qytetarët e Hanit të Elezit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i shoqëruar nga nënkryetarja Vlora Çitaku kanë vizituar komunën e Hanit të Elezit, dhe kandidatin fitues të kësaj komunë, Mehmet Ballazhin.
“Në Han të Elezit, për t’i uruar qytetarëve dhe kryetarit Mehmet Ballazhi, fitoren që do t’na mbajë së bashku e të pa lëkundur në transformimin e kësaj komune. Ne morëm besimin e qytetarëve të Hanit të Elezit për t’iu hapur atyre perspektivë të qëndrueshme dhe këtë do ta bëjmë me pasion e përkushtim.”, ka shkruar Krasniqi në rrjetin social “Facebook”.
Postimi i plotë i Krasniqit:
Në Han të Elezit, për t’i uruar qytetarëve dhe kryetarit Mehmet Ballazhi, fitoren që do t’na mbajë së bashku e të pa lëkundur në transformimin e kësaj komune. Ne morëm besimin e qytetarëve të Hanit të Elezit për t’iu hapur atyre perspektivë të qëndrueshme dhe këtë do ta bëjmë me pasion e përkushtim.
Me qeverisjen e PDK-së, Hani i Elezit nuk do të mbetet më vendkalim, por do bëhet vendqëndrim për ndërmarrësit, punëtorët, të rinjtë dhe të rejat që kanë aspiratë, e të cilët, tash e kanë edhe një adresë. Thellësisht mirënjohës për besimin e qytetarëve të kësaj komune. Ky është vetëm hapi i parë, drejt rrugës së zhvillimit që na pret së bashku.