Krasniqi uron që ky nëntor të jetë i fundit pa çlirimtarët të cilët po mbahen në Hagë

28 nëntor 2024 | 14:44

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar që ky nëntor të jetë i fundit pa çlirimtarët, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe shokët e tyre.

Nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, ai tutje uron shqiptarët, dhe shkruan se 28 Nëntori, vjen e bashkon dhe frymëzon shqiptarët ndër shekuj, që nga viti 1443 me Skenderbeun në Krujë, 1912 me Ismail Qemalin e Isa Boletinin në Vlorë, e deri më 1997 në Llaushë, në daljen e parë publike të UÇK-së.

May be an image of 4 people and text

“Sot, në datën më të rëndësishme për kombin shqiptar, 28 Nëntorin, në Drenicë inauguruam memorialin e daljes së parë publike të UÇK-së. Bëmë homazhe edhe në Prekaz e Marinë.  Kjo datë, vjen e bashkon dhe frymëzon shqiptarët ndër shekuj, që nga viti 1443 me Skenderbeun në Krujë, 1912 me Ismail Qemalin e Isa Boletinin në Vlorë, e deri më 1997 në Llaushë, në daljen e parë publike të UÇK-së. Për më tepër, shënon edhe ditëlindjen e komandatit tonë legjendar, Adem Jashari. Si e tillë, përtej peshës historike, ajo rishfaqet çdo vit, çdo ditë, si busullë e cila mban në kursin e duhur aspiratat dhe ëndrrat e shqiptarëve gjithandej globit, për zhvillim, unitet e integrim.  Qoftë ky nëntori i fundit të cilin e festojmë pa çlirimtarët tanë, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe shokët e tyre. Urime 28 Nëntorin, shqiptarë”, ka shkruar Krasniqi.

May be an image of 12 people, the Tomb of the Unknown Soldier and text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edon Zhegrova është përfshirë në ekipin ideal të javës në…