Krasniqi uron qytetarët për Vitin e Ri, veçanërisht Thaçin e Veselin

31 dhjetor 2021 | 15:07

Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, ka uruar qytetarët për ndërrimin e motmoteve.

Krasniqi falënderoi profesionistët shëndetësorë, policët e mësimdhënësit për punën e tyre në një vit pandemik.

Krasniqi veçanërisht ka uruar ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin, dhe ish-krerët tjerë të UÇK-së të cilët po mbahen në Hagë.

“Ndonëse padrejtësisht e presin të mbyllur ndërrimin e motmoteve, janë krenarë që populli i Kosovës feston i lirë”, është shprehur Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar ndaj deklaratës së…