Krasniqi uron ShBA-në për 4 Korrikun: Kosova është çliruar dhe pavarësuar falë Amerikës

04 korrik 2023 | 13:48

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka uruar popullin dhe përfaqësuesit e institucioneve amerikane për Ditën e Pavarësisë.

Me këtë rast, Krasniqi ka thënë se ShBA-ja është garantues i demokracisë dhe paqes në botë.

Më tutje, ai ka thënë se përpjekjet e Kosovës për çlirim dhe pavarësi janë finalizuar falë ShBA-së.

“Përpjekjet tona për çlirim dhe pavarësi u finalizuan suksesshëm me ndihmën dhe mbështetjen e pakursyer të ShBA-ve. Me diplomaci të përkushtuar, politikë të vendosur dhe angazhim të vazhdueshëm, ShBA-të u bënë zëri i drejtësisë për popullin e Kosovës. Para, gjatë dhe pas luftës për liri. Edhe sot e kësaj dite! PDK-ja mbetet tejet e përkushtuar në ruajtjen dhe forcimin e miqësisë dhe aleancës së shenjtë mes popujve dhe shteteve tona”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Për të gjithë popullin dhe institucionet amerikane, sidomos për amerikanët që punojnë e shërbejnë në Kosovë – Urime Dita e Pavarësisë!

Në shënimin e 247 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, rikujtojmë fjalët e etërve themelues të këtij shteti dhe parimet për të cilat ata qëndronin, për një komb të bashkuar, të drejtë dhe të lirë.

Këto vlera, mbi të cilat është fuqizuar ShBA – vendi që është fanar dhe garantues i demokracisë në botë, njëkohësisht vendi më mik i Kosovës, shërbejnë si udhërrëfyes për paqe dhe barazi kudo në botën demokratike.

Përpjekjet tona për çlirim dhe pavarësi u finalizuan suksesshëm me ndihmën dhe mbështetjen e pakursyer të ShBA-ve. Me diplomaci të përkushtuar, politikë të vendosur dhe angazhim të vazhdueshëm, ShBA-të u bënë zëri i drejtësisë për popullin e Kosovës. Para, gjatë dhe pas luftës për liri. Edhe sot e kësaj dite!

PDK mbetet tejet e përkushtuar në ruajtjen dhe forcimin e miqësisë dhe aleancës së shenjtë mes popujve dhe shteteve tona. Gëzuar 4 Korrikun!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Bill Clinton,…