
Krasniqi uron të gjithë kontribuuesit e ngritjes së Universitetit të Prishtinës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka ndarë një dedikim nderi për të gjithë kontribuuesit që ndihmuan në ngritjen e Universitetit të Prishtinës (UP) që nga themelimi i tij.
Lideri opozitar, ndër tjera ka uruar strukturat drejtuese të UP-së me rastin e shënimit të 54 vjetorit të themelimit.
“Me rastin e shënimit të 54 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’, kujtojmë me nderim të gjithë akademikët, profesorët dhe studentët ndër breza, që mbajtën mbi supe ngritjen dhe rrugëtimin e pakthyeshëm të këtij universiteti, i cili është pjesë e historisë sonë kombëtare, si dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në ngritjen e mëtejmë të tij. Po ashtu, uroj strukturat drejtuese të UP-së, profesorët dhe studentët aktualë, duke ju dëshiruar punë të mbarë e thellim të mëtejmë në reforma dhe avancim të universitetit”, ka shkruar Rama në “Facebook”.