Krasniqi uron Turqinë për 100-vjetorin e ngjarjes që i parapriu pavarësisë
30 gusht 2022
| 16:19
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka vizituar ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagrı Sakar, në rastin e 100-vjetorit të ngjarjes historike që i parapriu krijimit të Turqisë moderne.
“Kjo ditë e shënuar për shtetin mik, Turqinë, na e rikujton rëndësinë e sakrificës së një populli për ta gëzuar të drejtën e të jetuarit në liri në atdheun e vet. Me këtë rast, i shpreha urimet më të mira ambasadorit Çagrı Sakar dhe përmes tij presidentit Rexhep Taip Erdogan, si dhe gjithë qytetarëve të Republikës së Turqisë”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.