Krasniqi vazhdon me Flamurtarin
14 qershor 2019
| 19:06
Mesfushori Egzon Krasniqi do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit të Flamurtarit.
Këtë e ka konfirmuar për KTV-në, Agim Hasani.
Kujtojmë se Krasniqi sivjet ka treguar formë mjaft të mirë në fanellën e Flamurtarit, duke e ndihmuar skuadrën me gjashtë gola në kampionat.
Flamurtari kishte përfunduar në vendin e gjashtë me 45 pikë në sezonin që lamë pas.