Krasniqi: Vendim i Kurtit për targat ia ka zgjatur Vuçiqit jetën politike
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka thënë se presioni ndërkombëtar ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq si eksponent i presidentit rus, Vladimir Putini është duke u rritur.
Ai ka bërë me dije se veprimet e Qeverisë së Kosovës në veri kanë bërë që presidenti serb të shpëtoi nga ky presion.
Krasniqi ka shkruar në “Facebook” se vendimi i mbrapshtë i Kurtit për targat ia ka zgjatur jetën politike Vuçiqit.
“Presioni ndaj Vuçiqit si eksponent i Putinit po shënon rritje. Po të mos ishte ai intervenimi i qeverisë Kurti në veri për targat, deri sot Vuçiqi do të ishte politikisht i kapitulluar. Thjesht, ose do të shkëputej nga Putini, ose do të rrëzohej. Por, ai vendim i mbrapshtë i Kurtit me targat, ia zgjati jetën politike Vuçiqit, sepse Vuçiqi forcohet nga konflikti në Kosovë. A u bë me qëllim a nga efekte esktazike politike, këtë vërtet nuk mund ta them”, ka shkruar Krasniqi.