Krasniqi: Veprimet e fundit të Kurtit sjellin sinjale shtesë për zgjedhje të reja në vend
21 dhjetor 2023
| 14:02
Profesori universitar dhe njohësi i çështjeve politike, Milazim Krasniqi, ka thënë se vizitat e fundit të Kurtit janë sinjal shtesë për përgatitje të vendit për zgjedhje.
“Rikthimi i Albin Kurtit të koketimi me simbolika me vlerat myslimane (vizita në xhami) është sinjal shtesë se po përgatitet ta çojë vendin në zgjedhje. Në dy palë zgjedhje i pati dhezë manipulimi me ato simbolika. Siç thuhet, e treta e vërteta. Sidoqoftë, dilema mbetet: a po bëhet LV-ja konservatore, apo ata po bëhen majtistë?”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.